DO TË TAKOHEJ ME MBRETËRESHËN PËR HERË TË PARË/ Meghan mësoi si pihet çaji dhe si mbahet piruni – AlpeGossip
DO TË TAKOHEJ ME MBRETËRESHËN PËR HERË TË PARË/ Meghan mësoi si pihet çaji dhe si mbahet piruni

DO TË TAKOHEJ ME MBRETËRESHËN PËR HERË TË PARË/ Meghan mësoi si pihet çaji dhe si mbahet piruni

Para se Meghan Markle të bëhej dukeshë, ishte një njeri normal si të gjithë ne. Në fjalë të tjera, nuk dinte rregullat dhe protokollet mbretërore, nuk dinte si të ulej, si të përulej dhe si të pinte çaj me Mbretëreshën.

Sidoqoftë, Meghan bëri më të mirën dhe u regjistrua për një kurs me Edmund Fry, një ekspert etike që operon në Londër dhe drejton një dhomë çaji në Kaliforni. Sipas një raporti në The Daily Mail, leksionet zgjatën dy orë dhe mbuluan gjithçka, duke nisur nga si të mbash pirunin dhe si të pish çaj në mënyrën e duhur.

“I pëlqeu aq shumë sa donte të rikthehej,” tha Fry. “Brezi i ri nuk e di ç’është porcelani i mirë dhe nuk ia ka idenë si mbahet filxhani dhe pjata, aq më pak si mbahet thika dhe piruni.”

“Njerëzit drejtohen te unë për të kuptuar si duhet të sillen në evente shoqërore,” vijon Fry. “E njëjta gjë ndodhi me Meghan. E dinte që do të pinte çaj me Mbretëreshën dhe nuk dinte si të sillej.”

Mesa duket, Meghan mori gjithë informacionin që i duhej sepse ajo dhe Mbretëresha pijnë çaj rregullisht dhe s’është raportuar asnjë fiasko pirunësh dhe pjatash.