KUNATA PERFEKTE/ Shikoni çfarë gjesti bëri Dua Lipa për motrat e të dashurit – AlpeGossip
KUNATA PERFEKTE/ Shikoni çfarë gjesti bëri Dua Lipa për motrat e të dashurit

KUNATA PERFEKTE/ Shikoni çfarë gjesti bëri Dua Lipa për motrat e të dashurit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me Anwar Hadid. Lidhja mes tyre ka avancuar me hapa seriozë dhe familjet janë njoftuar me njëra-tjetrën. Dua kalon kohë me motrat dhe nënën e Anwarit, të cilët e quajnë pjesë të familjes. Po ashtu dyshja ka marrë dhe hapin e madh të bashkëjetesës.

Për disa ditë Dua dhe Anwari morën pjesë në “ New York Fashion Week” dhe më pas u transferuan  në “London Fashion Week” për shfaqjen e ‘Burberry’ në të cilën sfilonin motrat e Anwarit, Gigi dhe Bella Hadid. Si pjesë e familjes, Dua është ulur në rreshtat e parë dhe ka duartrokitur për ‘kunatat’ e saj duke I mbështetur.

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh, Dua iu bashkua një pasditeje familjare me Bellën, Gigin, Anwarin dhe nënën e tyre. Së bashku ato bënë shëtitje me kuaj.