“SABIANI NGELI KEQ…”/ Monika Lubonja ka dy fjalë për Donald Veshajn: Më ke prerë dy batuta pikante – AlpeGossip
“SABIANI NGELI KEQ…”/ Monika Lubonja ka dy fjalë për Donald Veshajn: Më ke prerë dy batuta pikante

“SABIANI NGELI KEQ…”/ Monika Lubonja ka dy fjalë për Donald Veshajn: Më ke prerë dy batuta pikante

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishin të ftuar tre nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja, Antonela Berisha dhe Eltion Merja.

Tema që ata diskutuan ishte rreth miqësive të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe më pas prishja e tyre pasi banorët dalin nga aty.

Moderatori i njohur, Isli Islami, u bëri një pyetje tre të ftuarve: “Cili nga ju u habit me mungesën e pranisë së Sabianit në dasmën e Ilirit, duke qenë se po flasim për miqësi që nuk kanë shkuar siç mendonim?”.

Biseda në studio:

Monika: Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta

Isli: Thuaj këtu, se ne nuk i presim dot se jemi live

Monika: I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’. I thashë pse? Bërë videoklipin? Tha “po”. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli

Isli: Ti bërë Antonelën, i hodhe benzinë zjarrit. E çfarë tha?

Monika: Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë.