MËSOJENI TANI/ Si ta kuptojmë nëse dikush është apo jo bipolar? - AlpeGossip
MËSOJENI TANI/ Si ta kuptojmë nëse dikush është apo jo bipolar?

MËSOJENI TANI/ Si ta kuptojmë nëse dikush është apo jo bipolar?

Çrregullimi bipolar është një sëmundje mendore serioze, e cila konsiston në luhatje të shpeshta të humorit dhe shumica e emocioneve të zakonshme bëhen të paparashikueshme dhe të shtuara. Një njeri bipolar shkon shumë shpejt nga ekstremi në ekstrem, pra nga të qenit i lumtur dhe energjik, në të trishtuar, të lodhur ose të acaruar.

Kur personi bipolar është me humor të keq, ai flet shumë, është i irrituar dhe shpesh kundërshton të tjerët. Ai mund të veprojë në mënyrë agresive dhe ka humor të paqëndrueshëm. Humori i mirë që karakterizohet me eufori, ndjesi të mirë dhe gëzim të pazakontë, mund të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme, duke u zëvendësuar nga nervozizmi, zemërimi i pashpjegueshëm, tensioni, shqetësimi, madje edhe depresioni.

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi bipolar kanë tendencë të kryejnë një seri aktivitetesh pa u menduar shumë. Thurin shumë plane pa marrë parasysh rezultatin. Po ashtu, disa njerëz që vuajnë nga bipolariteti kanë ide vetëvrasëse.

Gjithashtu, çrregullimi bipolar mund të trashëgohet nga prindi te fëmija. Hulumtimet kanë zbuluar se ekziston një lidhje e fortë gjenetike te njerëzit me këtë çrregullim. Megjithatë, ky çrregullim mund të trajtohet në disa mënyra; me anë të medikamenteve, me anë të ndihmës së psikologut ose psikiatrit apo me ndryshime në stilin e jetës.