Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj “DALIN HAPUR”! Nisin PUSHIMET si ÇIFT (FOTO) – AlpeGossip
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj “DALIN HAPUR”! Nisin PUSHIMET si ÇIFT (FOTO)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj “DALIN HAPUR”! Nisin PUSHIMET si ÇIFT (FOTO)

Lidhja e Genc Prelvukaj dhe Eni Koçit është përfolur shumë. Thashethemet e para dolën në fillimet e verës së kaluar ku u tha se dy këngëtarët ishin të lidhur. Ndonëse ata nuk pranonin të flisnin lidhur me këtë në intervista, çifti u kap mat pak kohë më pas ku shfaqeshin të kapur dorë për dore teksa dilnin nga një pallat.

Ndër të tjera ata kanë bërë dhe shumë bashkëpunime bashkë ku ka rënë në sy kimia e madhe që ka mes tyre. Së fundmi çifti i njohur është larguar për disa ditë pushimi dhe këtë gjë e kanë treguar në disa postime që kanë bërë në rrjetet sociale.

Ndonëse ata nuk kanë publikuar foto bashkë në postimet e bëra në Instastory dallohet që Eni dhe Genci ndodhen në të njëjtin vend.