Genti sqaron njëherë e mirë largimin nga 2XL: Kur ika, më thanë, “O me ne o me ata”, unë… – AlpeGossip
Genti sqaron njëherë e mirë largimin nga 2XL: Kur ika, më thanë, “O me ne o me ata”, unë…

Genti sqaron njëherë e mirë largimin nga 2XL: Kur ika, më thanë, “O me ne o me ata”, unë…

Që prej largimit të Gentian Zenelajt nga “Apartamenti 2xl” marrëdhënia e tij me aktorët e atij programi u kris dhe ende nuk është rregulluar. Askush nuk e dinte arsyen e vërtetë të mërisë disa vjeçare se çfarë bëri që dy shokë si Juli dhe Genti të mos flasin më prej vitesh. Për herë të parë Genti i ftuar në “Thumb” ka treguar prapaskenat e këtij debati.

” U kërkova, u thashë le të ngelemi miq, dy vite kalojnë shumë shpejt. Nuk e panë kështu. Më thanë o me ne o me ata. Unë vazhdova jetën time ata të tyren. “,- ka rrëfyer Genti duke zbuluar për herë të parë se në momentin që ai ka dashur të largohej e kanë vënë përballë një zgjedhjeje të tillë.