“Pas Big Brother lumë kërkesash për martesë…” Armela rrëfen si i vardiseshin të gjithë – AlpeGossip
“Pas Big Brother lumë kërkesash për martesë…” Armela rrëfen si i vardiseshin të gjithë

“Pas Big Brother lumë kërkesash për martesë…” Armela rrëfen si i vardiseshin të gjithë

Armela Hyseni, ish banorja e Big Brother Albania 9 ka qenë shumë e përfolur në media që pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ajo është ftuar shumë herë në studio televizive, ku ka folur në lidhje me Damianon, jetën personale si dhe karrierën e saj. Ditën e sotme bukuroshja 22 vjeçare ka qenë e ftuar në ‘Pop Culture’ përballë moderatores Dojna Mema.

 

E pyetur se çfarë e bezdis më së tepërmi Armelën që pas daljes nga Big Brother, ajo shprehet se kanë qenë pikërisht propozimet për martesë. “Pas daljes nga Big Brother, më kanë bezdisur më së shumti propozimet për martesë. Kanë qenë disa në fakt, që vinin në formë oferte, por i kam injoruar të gjitha”, u shpreh Armela.

Duhet theksuar se Armela vazhdon të përbëjë lajm edhe pas daljes nga reality show, për sa i përket pamjes por edhe fotove sensuale të postuara nga ajo në rrjetin social ‘Instagram’.