PREKËSE/ Reperi SHQIPTAR i bën ëndrrën realitet fansit me kancer, ja çfarë ka bërë – AlpeGossip
PREKËSE/ Reperi SHQIPTAR i bën ëndrrën realitet fansit me kancer, ja çfarë ka bërë

PREKËSE/ Reperi SHQIPTAR i bën ëndrrën realitet fansit me kancer, ja çfarë ka bërë

Ai është një prej reperëve më të famshëm shqiptarë dhe më IN të momentit në të gjithë botën. Bëhet fjalë për GASHI-in i cili po korr sukses me hitin e tij të fundit “Creep On Me” në bashkëpunim me French Montana.

Reperi shqiptar i cili jeton në Amerikë ku dhe po zhvillon karrierën e tij muzikore ka bërë një gjest prekës. Reperi ka menduar që të surprizojë fansin e tij të sëmurë me kancer në tru pas një mesazhi që ky i fundit i kishte dërguar.

Pasi ëndrra më e madhe e fansit ishte të bisedonte më Gashin, reperi ka vendosur ta telefonojë, video të cilën më pas e ka postuar në Instagram.

Gashi i premtoi fansit se kur të performonte në Chicago do të ngjitej bashkë me të në skenë.

“Mbrëmjen e kaluar, mora një mesazh nga një fans që ka kancer në tru dhe ka përjetuar ditë të errëta. Muzika ime e ka ndihmuar të ngrihet dhe të luftojë për jetën e tij çdo ditë. Kështu që vendosa ta telefonoj që ti bëj të ditur se ai më inspiron”, shkruan Gashi krahas videos.