ME NORËN NUK FLET/ Ja si i ka marrëdhëniet Tuna me kunatën tjetër (FOTO) – AlpeGossip
ME NORËN NUK FLET/ Ja si i ka marrëdhëniet Tuna me kunatën tjetër (FOTO)

ME NORËN NUK FLET/ Ja si i ka marrëdhëniet Tuna me kunatën tjetër (FOTO)

Tuna, Patrisi dhe Roberti për javë me radhë kanë qënë kryefjala e mediave rozë, lidhur me marrëdhënien e tyre aspak të mirë familjare.

Tuna dhe Roberti kanë deklaruar publikisht se nuk flasin me njëri-tjetrin dhe as nuk kanë ndërmend ta bëjnë.

Ndërkohë Patrisi, i cili është gjendur mes kësaj situate të ndërlikuar deklaroi se për të rëndësi kanë vetëm familja e tij, Tuna dhe Tiani.

Nga ana tjetër Tuna ka treguar ditën e djeshme se marrëdhënia me vjehrrën e saj është shumë e mirë, ndryshe nga sa është diskutuar më herët duke u përfolur se e ka nxjerrë nga shtëpia.

Ajo postoi në Instastory një foto ku nëna e Patrisit mbante në krah Tianin dhe dukej se po kalonin kohë bashkë në shtëpinë e saj.

Ndërsa sot këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar një foto të kunatës së saj, motrës së bashkëshortit. Ajo dhe Ardita duket se kanë dalë të shijojnë pak kohë bashkë dhe kështu Tuna sapo hodhi poshtë të gjitha thashethemet se nuk shkon mirë me familjarët me Patrisit.

Mesa duket ajo ka marrëdhënie jo të mirë vetëm me Norën dhe Robertin.