“TË GJEJ BURRIN E ËNDRRAVE”/ Fifi shpreh publikisht tre dëshira dhe “ne u prekëm” (FOTO) – AlpeGossip
“TË GJEJ BURRIN E ËNDRRAVE”/ Fifi shpreh publikisht tre dëshira dhe “ne u prekëm” (FOTO)

“TË GJEJ BURRIN E ËNDRRAVE”/ Fifi shpreh publikisht tre dëshira dhe “ne u prekëm” (FOTO)

Të ftuarit e emisionit “Shiko kush luan” këtë të shtunë që lamë pas ishin shumë energjikë dhe në humor shumë të mirë gjë që e transmetonin dukshëm edhe në ekran.
Fifi që tashmë është shpesh pjesë e lojërave, këtë herë u vu përballë “përgjegjësisë” për të fituar pikë për skuadrën e kuqe.

Përballë Anxhela Peristerit në “Shiko kush përgjigjet, Fifi u pyet se cilat janë 3 dëshirat e saj nëse do kishte llampën e Aladinit.

Këngëtarja e këndshme nga Kosova tregoi tre dëshirat e saj:

“E para është të gjej burrin e ëndrrave, e dyta të këndoj në skena botërore dhe e treta të mos më vdesin prindërit pa e bërë unë një fëmijë”- u përgjigj Fifi duke theksuar që dëshira e saj është e trishtë, por që e dëshiron vërtetë këtë.