BLERO DHE AFRONA FESTOJNË PËRVJETORIN E PESTË/ Këngëtari: Shpresojmë të zgjasë përgjithmonë (FOTO) – AlpeGossip
BLERO DHE AFRONA FESTOJNË PËRVJETORIN E PESTË/ Këngëtari: Shpresojmë të zgjasë përgjithmonë (FOTO)

BLERO DHE AFRONA FESTOJNË PËRVJETORIN E PESTË/ Këngëtari: Shpresojmë të zgjasë përgjithmonë (FOTO)

Ditën e sotme dyshja e njohur, Blero dhe Afrona festojnë përvjetorin e tyre të pestë. Ata kanë qenë ndër çiftet më të përfolura për lidhjen e tyre, megjithatë dashuria për njëri-tjetrin i ka mbajtur gjithmonë së bashku. Për të uruar këtë ditë të veçantë, Blero ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të tyre, e përkrah saj ka bërë një dedikim shumë romantik.

“Gruaja ime që nga ky moment e di se do të jesh gjithmonë e imja. Sot pesë vite dashuri, shpresojmë të zgjasë deri në fund”, shkruan këngëtari.

Kujtojmë se këtë vit Blero dhe Afrona do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një nga zonat më të bukura në Shqipëri.