ÇFARË NDODHI? Cardi B demaskon publikisht një person që kërkonte të fitonte para në emër të saj (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Cardi B demaskon publikisht një person që kërkonte të fitonte para në emër të saj (FOTO)

ÇFARË NDODHI? Cardi B demaskon publikisht një person që kërkonte të fitonte para në emër të saj (FOTO)

Shumë personazhe të njohur kanë rënë shpesh ‘pre’ e personave që kanë kërkuar të përfitojnë në emër të famës së tyre.

Së fundmi edhe Cardi B i është dashur të përballet me një rast të tillë, por reperja e njohur ka vendosur ta ndajë publikisht këtë gjë.

Dikush nga fansat i ka treguar Cardi B një ‘e-mail’, në të cilin thuhej se ishte dërguar nga reperja dhe kërkonte donacione për fëmijët që vuanin nga autizmi. I gjithë ‘e-maili’ ishte i mbushur me gabime të shumta drejtshkrimore dhe dallohej qartazi se nuk ishte i vërtetë. “Kjo është false! Ju jeni njerëz të shpifur që doni të përfitoni nga njerëzit bujarë, që duan të bëjnë një ndryshim.

Nëse nuk del nga goja ime mos e besoni”, – ka shkruar Cardi në një postim në ‘Instagram’. Menjëherë pas fjalëve të reperes pati reagime të shumta edhe nga fansat e saj, që e dënonin ashpër këtë veprim.