“NDËRROJA NUMRIN SE MË KËRCËNONIN”/ Amber Heard rrëfen si ishte jeta e saj pasi akuzoi Johnny Depp për dhunë – AlpeGossip
“NDËRROJA NUMRIN SE MË KËRCËNONIN”/ Amber Heard rrëfen si ishte jeta e saj pasi akuzoi Johnny Depp për dhunë

“NDËRROJA NUMRIN SE MË KËRCËNONIN”/ Amber Heard rrëfen si ishte jeta e saj pasi akuzoi Johnny Depp për dhunë

Amber Heard ka rrëfyer për herë të parë sesi ka qenë jeta e saj pasi akuzoi Johnny Depp për dhunë dhe u divorcua nga aktori i njohur i Hollivudit.

Ajo zbuloi për  “Washington Post” se ka marrë kërcënime me vdekje dhe ka humbur edhe mundësi pune.

Aktorja e filmit “Aquaman”, 32 vjeç u divorcua nga ylli i “Pirates of the Caribbean”, 55 vjeç, në maj të 2016-s duke deklaruar se ai kishte qenë tepër abuziv verbalisht dhe fizikisht ndaj saj.

Shkurorëzimi i tyre u finalizua në janar 2017, dhe Amber dhuroi një pjesë të 7 milionë dollarëve të fituara për Spitalin e Fëmijëve në Anxheles.

“Unë po shkruaj si një grua që i duhej të ndryshonte numrin e telefonit çdo javë, sepse merrja kërcënime me vdekje”.

“Ndjeva sikur po gjykohesha në gjykatën e opinionit publik dhe jeta ime varej nga gjykimet e panumërta përtej kontrollit tim”.

Amber zbuloi se kjo gjë pati ndikim jo vetëm në jetën e saj personale, por edhe në atë profesionale. Ajo tregon se u vendos në listën e zezë të Hollivudit, u rishikua roli i saj në një film, iu hoq e drejta e imazhit të një marke të modës dhe u ngritën pikëpyetje mbi atë nëse do t’ia dilte të ishte një yll në filmin e ri “Aquaman”.

Përkundër trajtimit që iu bë, Amber beson se industria e filmave po ndryshon për mirë nën dritën e lëvizjes #MeToo, dhe inkurajon viktimat e tjera të abuzimit të flasin.