Më thanë se do të ma presin gjithë organin gjenital, por… – AlpeGossip
Më thanë se do të ma presin gjithë organin gjenital, por…

Më thanë se do të ma presin gjithë organin gjenital, por…

Dale Clarke (25) nga Newcastle në Britani të Madhe që një vit lufton me sëmundjen e rrallë.

Çdo gjë nisi kur në organin e tij gjenital nisën të dalin kokrra të vogla në formë rrushi. Ai thotë se ka kaluar nëpër pesë operacione dhe 11 cikle të kimioterapisë. Shërim nuk ka dhe mjekët thonë se ai njëri nga pacientët më të rinj që vuan nga kanceri i penisit dhe se është njëri nga format më agresive të kësaj sëmundjeje që kanë parë ndonjëherë.

Dale tashmë ka mbetur pa një pjesë të organit gjenital dhe tash thotë se është i bindur se deri në fund të jetës do të mbetet pa organ, ndërkohë që është i paaftë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dale jeton me të dashurën Page Kindom (24) me të cilën pret një vajzë, ndërsa vite më parë është bërë baba me femrën e parë, me të cilën ka një djalë.

Ndryshe, kanceri i penisit kryesisht paraqitet pas moshës 60-vjeçare. Për shkak se kanceri i penisit është sëmundje relativisht e rrallë, seksologët, urologët, dermato-venerologët dhe mjekët e tjerë shpesh nuk arrijnë të diagnostikojnë me kohë, por njëherë dyshojnë se pacienti i tyre është infektuar me ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme.