Edhe pse prej kohësh i është larguar ekranit e po shijon jetën e saj në privatësi, Rike Roçi vazhdon të mbetet shumë e komentuar në media.
Së fundmi Rike ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe një prej tyre i ka rënë në sy unaza me diamant që ajo mban në gishtin e martesës.
E pyetur nëse ka ndonjë të re nga jeta e saj private, Rike ka preferuar t’i lë të gjithë të dyshojnë duke u shprehur se mbase martohet.
“Mbetet private, mbase jam vetëm…mbase kam dikë prej vitesh, mbase do martohem, mbase…”, shkruan Rike.