”Pas xhirimeve shkoja tek psikologu”, Kosem tregon tmerrin që përjeton nga rolet e saj – AlpeGossip
”Pas xhirimeve shkoja tek psikologu”, Kosem tregon tmerrin që përjeton nga rolet e saj

”Pas xhirimeve shkoja tek psikologu”, Kosem tregon tmerrin që përjeton nga rolet e saj

Aktorja turke Beren Saat u bë shumë e njohur për publikun shqiptar pas rolit të saj në serialin turk ‘Dashuri e Ndaluar’ ku luajti rolin e Bihter, dhe prej kohësh ka mbajtur të mbërthyer publikun me rolin e saj tek ‘Sulltanesha Kosem’.

Mirëpo ndonëse është një nga aktoret më të njohura dhe më të paguara në Turqi, Beren ka rrëfyer së fundmi të gjithë tmerrin që ka përjetuar pas roleve që ka luajtur.

Një nga rolet më të tmerrshme ka qenë në momentin kur ka luajtur një skenë ngacmimi seksual, e cila ka ndikuar shumë rëndë në psikologjinë e saj. Kosem ka treguar se menjëherë pas tij, i është drejtuar trajtimit të një psikologu.