Zëdhënësja e PD flet për historinë e dashurisë: Ne jemi bashkë dhe kjo është e… (VIDEO) – AlpeGossip
Zëdhënësja e PD flet për historinë e dashurisë: Ne jemi bashkë dhe kjo është e… (VIDEO)

Zëdhënësja e PD flet për historinë e dashurisë: Ne jemi bashkë dhe kjo është e… (VIDEO)

Ajo është një nga zërat më aktivë të opozitës shqiptare, të cilën e kemi dëgjuar shpesh t’i japë zë partisë që përfaqëson. Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka spikatur në debatet publike në mediat e shkruara dhe vizive.

Megjithatë ajo sot ishte e ftuar në emisionin “Rudina” për t’i dhënë mundësinë publikut për ta njohur atë në një këndvështrim tjetër. Zhupa foli për eksperiencën e saj si zëdhënëse, për jetën akademike dhe atë politike në të njëjtën kohë edhe për pasionet e saj, familjen dhe partnerin.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike zbuloi se bashkëjeton me partnerin e saj dhe se të dyve u mjafton fakti që ndihen mirë me njëri-tjerin. E pyetur nga Rudina Magjistari nëse kanë ndërmend të kryejnë një ceremoni martesore së shpejti, ajo përgjigjet:

“Në fakt nuk është se kemi ndonjë plan për ndonjë dasmë të shpejtë apo afat-mesme. Ne bashkëjetojmë dhe mendojmë si të na i sjellë Zoti gjërat e tjera në vazhdimësi, nuk është se dasma është plani jonë apo të mendojmë si ta organizojmë këtë dasmë. Ne jemi bashkë dhe kjo është e rëndësishme, lidhja jonë shpirtërore dhe rehatia që kemi me njëri-tjetrin, kjo besoj se na mjafton ne të dyve”.

Biseda u ndal edhe te kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilin zëdhënësja Zhupa e përshkruan kështu:

“Unë marrëdhënien e kam të drejtpërdrejtë me Zotin Basha dhe mendoj se kjo më ka lehtësuar dhe jam me fat. Zoti Basha është shumë komod, është njeriu më komod që mund të kesh për të punuar sepse të jep hapësirën që ti të marrësh vendimmarrje, të bësh denoncime dhe patjetër që ka lehtësinë e komunikimit. Ndoshta ngaqë është i shkolluar jashtë, e ka këtë pjesën e hierarkisë shumë më fleksibël sesa njerëzit që ndoshta mund të kenë pasur trashëgiminë komuniste. Ai shqetësohet edhe për pjesën personale familjare të anëtarëve të stafit dhe mundohet që edhe me stafin e tij t’i shikojë të ndihen mirë në punë”