“KU KA QENË ELHAIDA KËTO 10 JAVË?” Çfarë ndodhi mes Megi Pojanit dhe Elhaida Danit – AlpeGossip
“KU KA QENË ELHAIDA KËTO 10 JAVË?” Çfarë ndodhi mes Megi Pojanit dhe Elhaida Danit

“KU KA QENË ELHAIDA KËTO 10 JAVË?” Çfarë ndodhi mes Megi Pojanit dhe Elhaida Danit

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.

Pasi Elhaida Dani zhvilloi një lojë në emisionin “Më lër të flas” ku i vendosi çdo konkurrenti të ‘DWTS’ nga një kafshë kjo gjë solli edhe pakënaqësi. Konkretisht Megi Pojani u shpreh në klip se:

E guximshme nga ana e Elhaidës më duhet ta them. Ku ka qenë Elhaida këto dhjetë javë, shumë e heshtur për të përcaktuar se kush është iriqi dhe kush është luani.

Ndërkohë për këtë Elhaida u shpreh:

Është më e saktë ta bëj pas dhjetë javësh dhe jo në javën e parë. Ato ishin absolutisht në shenjë batute, për të qeshur dhe nuk ka lidhje sepse si mund t’i jepja unë ndonjëherë Salsanos hienën. Ju lutem ishte e gjitha në shenjë loje. Sinqerisht e dija se do ta viaja pak këtë gjënë.

Megi viijoi duke thënë se:

Elhaida është e lirë të bëjë lojën e saj. Mua thjesht më ngeli pishman i madh sepse unë e shikoj vetën time si sorkadhe më shumë. Që më lakmojnë gjahëtarët dhe të mi vendosin brirët sipër oxhakut. Sorkadhja është shumë e lakmuar dhe kryelartë ndërsa iriqi rri poshtë dhe është shumë i turpshëm dhe unë nuk jam e turpshme