“NUK E SHOH MË SHUMË SE SHOQE”/ Pajtimi flet për Sarah: Kur të jetë ajo gati… – AlpeGossip
“NUK E SHOH MË SHUMË SE SHOQE”/ Pajtimi flet për Sarah: Kur të jetë ajo gati…

“NUK E SHOH MË SHUMË SE SHOQE”/ Pajtimi flet për Sarah: Kur të jetë ajo gati…

Dj PM ka tërhequr gjithë vëmendjen e publikut që ditën e parë kur hyri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kjo për shkak të deklaratës që bëri për një nga banoret, Sarah Berisha.

Menjëherë nisën thashethemet se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se miqësi, edhe pse ata të dy janë shprehur se nuk duan që të nxitojnë. Madje blogerja ka thënë se “nuk kam hyrë në BB VIP për të krijuar lidhje”.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në një diskutim me Fifin, Pajtimi është shprehur se nuk do të nxihtohet në lidhje me Sarah dhe nuk mund ta shtyjë atë të bëj diçka që nuk e ndjen.

“Nuk dua të nxitohem me Sarah, kur të jetë ajo gati të dojë diçka nga unë, unë këtu jam derisa të lodhem. Nëse e shoh se un po jap shumë dhe ajo nuk jep asnjë shenjë atëherë i them asaj që nuk të shoh më shumë se shoqe”, tha ai.

“A ta jep ajo atë ndjenjë?”, e pyet Fifi, e cila mori këtë përgjigje nga Pajtimi: “Për momentin po, por kjo gjë vjen duke u tretur. Kur nuk e merr atë që do sigurisht që do të mërzitesh. Nuk dua të nxitohem dhe më vonë ti bi pishman”.