NA PARALAJMËROI! Kënga e re e Encës do të jetë një tjetër bombë gjatë kësaj vere (FOTO) – AlpeGossip
NA PARALAJMËROI! Kënga e re e Encës do të jetë një tjetër bombë gjatë kësaj vere (FOTO)

NA PARALAJMËROI! Kënga e re e Encës do të jetë një tjetër bombë gjatë kësaj vere (FOTO)

Të gjitha energjitë e mbledhura gjatë karantinës, artistët shqiptarë i kanë shfrytëzuar për të krijuar projekte të reja që po bëjnë namin këtë verë.

Pasi na fiksoi me “Ku mete” të cilën vazhdojmë ta bëjmë ‘replay’, Enca i është futur punës për këngën e radhës.

Megjithëse më herët është përfolur për një bashkëpunim me Don Xhonin, këngëtarja ka preferuar të mos japë të tjera detaje lidhur me projektin e ri.

Ajo shfaqet në studio teksa xhiron një tjetër super projekt, për të cilin na ka paralajmëruar se do të jetë sërish fantastik.

Madje siç shprehet Enca, as nuk e dimë çfarë na pret!

“Ahh ça kënge ka me ardh”- shkruan këngëtarja krahas postimeve pa audio, duke na bërë akoma më kuriozë të dimë se ç’po këndon.

Projekti s’ka ende një titull apo datë publikimi, mirëpo jemi të sigurt që s’do të vonojë gjatë dhe do të jetë një tjetër bombë gjatë kësaj vere.

Mbetet të presim…