Pak ditë më parë komenti i Beniadës “shumë çift i bukur” u mor si konfirmim nga publiku për lidhjen e Megi Pojanit me Endri Çekiçin.
“Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur”, u shpreh modelja gjatë “Procesit Sportiv”. Së fundmi, e ftuar te “Abc e Pasdites”, ajo ka sqaruar deklaratën që bëri xhiron e rrjetit.
“Po ça thashë unë? Unë nuk thashë që u lidhën, unë pashë një fotografi njësoj, njërën nga njëra anë e tjetrën nga ana tjetrën. E thashë nëse janë të lidhur janë shumë të bukur. Të them të vertetën nuk e kisha parë këtë foton që e pashë tek Proçesi, unë kisha parë disa story të Megit me breshka dhe thashë është me pushime në qejfin e vet dhe unë nuk thashë që janë të lidhur dhe e kanë heq atë por…”, është shprehur Beniada.