Nëse ka një stinë që të ndihmon për të nxjerrë në pah stilin tënd në të veshur, ajo është vjeshta! Dhe nëse shquheni për shije të hollë, do të bini dakord kur të shihni fustanin trend të këtij sezoni! I kuq dhe me motive florale!
Fustanin me ngjyrën që ju shkon të gjithëve mund ta vishni në çdo orë të ditës! Është perfekt për në zyrë, ashtu siç është edhe për në mbrëmje, kombinuar me një palë taka minimaliste.
I gjatë dhe i lirshëm, por njëkohësisht nxjerr në pah më të mirën e siluetës suaj.
Për fanset e fustaneve të shkurtër, ky është perfekti!
Një e kuqe “më e vrarë”, kur vjeshta të jetë në kulmin e saj.
Thjesht chic!
Për muajt festivë zgjidhni këtë! Ju duhen thjesht një palë çizme ose sandale.