Ju kishte marrë malli? Këngëtarja e njohur mposht sëmundjen e rëndë, rikthehet mas mungesës 3-vjeçare [FOTO] – AlpeGossip
Ju kishte marrë malli? Këngëtarja e njohur mposht sëmundjen e rëndë, rikthehet mas mungesës 3-vjeçare [FOTO]

Ju kishte marrë malli? Këngëtarja e njohur mposht sëmundjen e rëndë, rikthehet mas mungesës 3-vjeçare [FOTO]

Pasioni për muzikën është më i madh se sëmundja!

Prej 3-vitesh ajo ka qëndruar larg fansave, skenës dhe muzikë për arsye shëndetësore, por më në fund është rikthyer. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Avril Lavigne e cila së shpejti do të publikojë një album të ri.

Ylli i muzikës “rock” u diagnostikua me sindromën Lyme, që i shkaktonte temperaturë, lodhje dhe humbje energjie por tani duket se e ka kaluar. “Kam shkruar këngë të fuqishme, të vërteta dhe të sinqerta, prandaj mendoj se njerëzit do t’i pëlqejnë. Po bëj gjithçka mundem dhe dua që në fund të dalë diçka perfekte”, tha këngëtarja e famshme për “E! News”.

“Kam 3 vite që po punoj për të. Unë mund të them se këtë herë do ta bëj gati për dy javë dhe se do ta nxjerr në treg këtë vit”, ka shtuar ajo.