DONI TË KENI FYTYRË SI TË PRINCESHËS? Mund ta arrisni këtë gjë për vetëm 5 minuta në ditë – AlpeGossip
DONI TË KENI FYTYRË SI TË PRINCESHËS? Mund ta arrisni këtë gjë për vetëm 5 minuta në ditë

DONI TË KENI FYTYRË SI TË PRINCESHËS? Mund ta arrisni këtë gjë për vetëm 5 minuta në ditë

Do donit të dinit çfarë bën Meghan Markle që ka atë fytyrë? E dimë që përgjigja është PO, prandaj po ju tregojmë disa teknika sekrete (jo dhe aq).

Masazhet e fytyrës me duar!

Dukesha i qëndron besnike kësaj teknike pasi ushtrime të tilla rregullojnë teksturën e lëkurës, tonalitetin, prodhimin e kolagjenit dhe mësojnë muskujt si të rrinë të tendosur. Përveç të tjerave, konturojnë edhe më mirë fytyrën tonë.  Çfarë na duhet më shumë se kaq? Asgjë, prandaj nisim me ushtrimet kryesore.

1. Si fillim, vajosni fytyrën!

Kujtoni që një masazh fytyre s’duhet t’ju dhëmbë. Kur filloni mund të ndjeni një dhimbje të lehtë, por mos ushtroni forcë. Hidratojeni me vaj apo kremin e preferuar dhe lëreni për pak sekonda para se të nisni procesin.

2.Qetësohuni

Mbyllni sytë dhe mbuloni fytyrën me duar si në foto. Mbajini për pak sekonda dhe lëvizni duart drejt qafës. Ky ushtrim përgatit fytyrën, prandaj mos ushtroni shumë forcë dhe qetësohuni.

3. Përgatisni fytyrën

Tani është momenti për të ushtruar pak presion mbi lëkurë dhe mollëzat e gishtërinjve vendosini në qendër të fytyrës. Kjo ju bën gati për masazhin e vërtetë!

4. Bëni levizje të vockla

Duke filluar nga qendra, vijoni duke bërë masazh me lëvizje të vockla që shkojnë lart fytyrës dhe jashtë saj.

5. Rreth mjekrës

Përdorni 2 gishtat e parë dhe kaloni nga pjesa e mjekrës tek anët e saj, derisa t’i afroheni veshëve. Kjo do të konturojë lëkurën dhe do t’jua tendosë atë. Përsëriteni 6 herë.

6. Tërheqje mollëzash

Me dy gishtërinjtë e parë bëni formën V si në foto dhe masazhojeni në të njëjtën formë.Ky ushtrim i mban mollëzat të kapërcyera! Edhe këtë, përsëriteni 6 herë.

7. Rreth syve

Masazhoni lehtë për të shmangur fryrjen e tyre apo qeskat e zeza. Masazhi fillon pasi duart t’i keni pozicionuar si në foto.

8. Balli

Vendosni gishtërinjtë sipër vetullave dhe ushtroni pak forcë mbi to, duke i masazhuar deri tek kurora e flokëve. Përsëriteni 6 herë. Ky ushtrim shërben për të shmangur rrudhat në zonën e ballit.

9. Qafa

Vendosni duart në mes të qafës dhe masazhojeni nga qendra drejt shpatullave duke ushtruar pak forcë.