E MBAN TË FSHEHTË JETËN PRIVATE/ Xhemi Shehu ndan si rrallëherë FOTON e të birit – AlpeGossip
E MBAN TË FSHEHTË JETËN PRIVATE/ Xhemi Shehu ndan si rrallëherë FOTON e të birit

E MBAN TË FSHEHTË JETËN PRIVATE/ Xhemi Shehu ndan si rrallëherë FOTON e të birit

Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu është mjaft diskrete kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

Historia e saj e dashurisë me bashkëshortin Ervis Sula ka nisur shumë vite më parë, kohë kur Xhemi Shehu ishte ende një 25 vjeçare në hapat e para të karrierës.

Por, edhe pse bukuroshja është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave, bashkëshorti i saj ka mbetur një personazh misterioz, për të cilin publiku nuk di thuajse asgjë.

Ata kanë një martesë të lumtur, nga e cila kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Martini dhe Gabrieli, të cilët po ashtu Xhemi i ekspozon shumë rrallë në rrjetet sociale.

Megjithatë, së fundmi duket se e ka bërë një përjashtim dhe ka postuar një foto të çunit të saj në Instagram, i cili duket se është rritur shumë duke na lezetuar pafund xhiron tonë në këtë rrjet social. Bukuroshi është një kopje perfekte e mamit të tij. Kjo foto është realizuar gjatë pushimeve të moderatores me familjen e saj.

Xhemi ka disa kohë që është shkëputur nga televizioni, që nga momenti që hoqi dorë përfundimisht nga “Portokalli”. Këtë kohë ajo po e shfrytëzon si një mundësi të mirë për t’ja dedikuar familjes së saj dhe sigurisht edhe vetes.