Dafina Zeqiri dhe Dj Geek po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre të dashurisë. Ata shihen kudo bashkë dhe nuk ngurrojnë të na e tregojnë këtë nëpërmjet imazheve që ato publikojnë. Madje Dj Geek ka ndarë së fundmi një video në momentit intime me Dafinën.
Çifti shfaqen të shtrirë në një shtrat, teksa Dj Geek përkëdhel Dafinën dhe e puth në të pasme. Ata të dy po jetojnë momentet më të bukura dhe ndodhen aktualisht me pushime në Turqi.
Ditën e djeshme Dafina bëri një postim që ka befasuar jo pak ndjekësit. Ajo shfaqi barkun në një video, në mbishkrimin e së cilës përmes emoji-ve shkroi “foshnje apo buka e tepërt”. Siç shihet nga pamjet, Dafina duket në një restorant dhe mesa duket gjithçka është në kuadrin e një shakaje.