Pas sherrit të bujshëm/ Linda Rei thumbon sërish Rudinën: Me gafat që bën… (FOTO) – AlpeGossip
Pas sherrit të bujshëm/ Linda Rei thumbon sërish Rudinën: Me gafat që bën… (FOTO)

Pas sherrit të bujshëm/ Linda Rei thumbon sërish Rudinën: Me gafat që bën… (FOTO)

Ju kujtohet sherri me Rudina Magjistarin?

Kur Linda Rei ishte e futar në emision e pasdite të Rudinës para disa muajsh, atmosfera nuk ishte ashtu siç pritej, pasi ato patën një zënkë. E gjitha kjo me faktin që Linda nuk ka qenë dakort me termin “transgjinore”, me të cilin Rudina e ka quajtur.

Moderatorja i ngulmonte mendimit të saj se Linda përfaqësonte transgjinorët por kjo e fundit ka thënë se ajo në shoqëri përfaqeson “femrën” dhe asgjë tjetër. “

Por duket se Linda e ka rikujtuar edhe njëherë faktin që nuk i ka aspak marrëdhëniet e mira me Rudinën.

Së fundmi, nëpërmjet një shkrimi në Instastory, Linda ka ironizuar të gjitha reperet shqiptare, për të cilat ka thënë se janë njësoj dhe duhet të përpiqen të bëjnë muzikë me talent.

Madje ajo ka krahasuar me ironi veten e saj me Rudinën, duke thënë se edhe ajo mund të bëhet moderatore përderisa “Rudina është akoma aty me gafat që bën”. “Sikur unë nesër të bëhem moderatore në Top Channel, në Klan, po se gafat që bën Rudina dhe është akoma aty do të thotë që edhe unë mund t’ja dal”, është shprehur ajo. “… Ishte shaka që të dramatizoja pak çfarë kam shkruar, por seriozisht po më bëni të qesh se kush bën rap e ka nga shpirti dhe rruga, por jo nga ajo rruga që të çon nga shpia në night club…”, ka përfunduar ajo.