“Doktor Plastik”/ Kiara Tito zbulon detajet e fundit nga emisioni që nis më shpejt se menduam! – AlpeGossip
“Doktor Plastik”/ Kiara Tito zbulon detajet e fundit nga emisioni që nis më shpejt se menduam!

“Doktor Plastik”/ Kiara Tito zbulon detajet e fundit nga emisioni që nis më shpejt se menduam!

Kur Kiara Tito u ftua në “Thumb” përpara disa javësh, tregoi se ajo ishte duke punuar fort për një format të ri që do të kishte në fokus operacionet plastike dhe shumë shpejtë do të transmetohej në Tv Klan. Megjithatë, Kiara nuk deshi të flasë gjatë lidhur me këtë pasi s’mund të zbulonte shumë detaje.

Tashmë, moderatorja ka qartësuar gjithçka me anë të një postimi në Instagram. Aty kjo e fundit ka postuar spotin zyrtar të emisionit i cili siç duket do të quhet “Doktori Plastik”. “Së shpejti nis një eksperiencë e re në televizionin Klan. Doktori Plastik është një format i cili ka në fokus operacionet plastike. Falenderimi më i madh shkon për autoren e këtij program Elda Laze dhe regjisoren Sibora Kokonozi për punën e pa lodhshme të muajve të fundit. Jemi pothuajse gati, bashkë shihemi shumë shpejtnë Doktor Plastik!” – ka përfunduar ajo.

Me shumë mundësi emisioni i ri do të zërë fashën orare të “Lufta e Nuseve” që sapo ka përfunduar ose të “Virtuozët” në rast se ky spektakël përfundon tani shpejtë.