Në ditën e lindjes së saj, ajo e ka kujtuar të ëmën me një fotografi ku në njërën anë shfaq veten dhe në tjetrën nënën.
“Urime ditëlindjen gjysma ime #Nënë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.
Kujtojmë që para dy viteve ajo i ka kushtuar edhe një këngë, tekstin e së cilës e kishte shkruar vetë dhe e kishte emëruar me emrin “Lule”, shkurtesën e emrit të mamasë së saj Luljeta.