“NUK MË HESHTNI DOT”/ Motra e Meghan Markle përfundon në “listën e personave me fiksime” (FOTO) – AlpeGossip
“NUK MË HESHTNI DOT”/ Motra e Meghan Markle përfundon në “listën e personave me fiksime” (FOTO)

“NUK MË HESHTNI DOT”/ Motra e Meghan Markle përfundon në “listën e personave me fiksime” (FOTO)

Mesa duket, Pallati i Kensington po ndërmerr masa kundër Samantha Markle, motrës së Meghan Markle. Sipas një raporti nga The Daily Mail, oficerët përgjegjës për sigurinë e Dukeshës përditësuan Scotland Yard mbi “dëmet që Samantha Markle mund t’i shkaktojë reputacionit të familjes mbretërore” dhe përflitet se ajo mund të jetë përfshirë në “listën e personave me fiksime.”

Ndërkohë, Samantha, sigurisht, s’është aspak e lumtur mbi ngjarjen dhe iu drejtua Tëitter-it për t’u prononcuar. “Kjo është qesharake nuk mund të më mbyllni gojën duke më bërë shembull dhe duke sensacionalizuar e nënçmuar rrethanat,” shkruan ajo. “Më vjen keq që s’prekni dot lirinë time të fjalës, aq më pak kur vjen puna te jeta ime.”

“Duhet të ketë një kushtetutë të shkruar në Mbretërinë e Bashkuar që mbron lirinë e fjalës së individëve. I kam kërkuar sime motre vetëm të sillet mirë me babain tonë,” vijon ajo. “Media britanike po tenton të më mbyllë gojën, kur unë vetëm kam kërkuar që babai ynë të trajtohet mirë dhe të nxjerr në dritë të vërteten. S’më heshtni dot.”

Është ende e paqartë çdo të thotë të përfshihesh në “listën e personave me fiksime,” por një përfaqësues i Metropolitan Police tha, “Nuk konfirmojmë identitetin e asnjë personi me interes për policinë deri kur ai person të ketë jetë akuzuar zyrtarisht.”