RIKTHEHET NË SHQIPËRI/ Estela Ujka ndahet nga partneri? (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHEHET NË SHQIPËRI/ Estela Ujka ndahet nga partneri? (FOTO)

RIKTHEHET NË SHQIPËRI/ Estela Ujka ndahet nga partneri? (FOTO)

Largimin e saj nga Shqipëria për në Amerikë, blogerja Estela Ujka e bëri publik në faqen e saj në Instagram. Së bashku me partnerin dhe tre vajzat e saj ajo u largua për në Amerikë por nuk ishte për shumë gjatë.

Bloggerja mesa duket është kthyer në Shqipëri, të paktën kështu shkruan në instastory teksa kthen përgjigje ndjekësve të saj.

Por përveç kësaj pjese, ajo u pyet dhe për atë që ka shkruar në bio-n e saj në Instagram “nobody’s wife”. Përgjigjia e blogeres ishte shumë e thjeshtë por që na la me shumë pikëpyetje në mendje.

“3 fëmijë, pa nje unazë”.

Pas kësaj përgjigje të shumta ishin komentet e ndjekësve se mos bloggerja është ndarë nga partneri i saj.

Por Estela ka treguar se dashuria nuk ka nevojë për një unazë për ta vërtetuar atë. “Nuk kemi nevoje për të” shkruan ajo.