Me siguri të shumtë janë meshkujt që e lakmojnë një femër si Enca dhe me siguri që shumë fatlum janë ata që kanë qenë përkrah një dive të muzikës shqiptare siç është bukuroshja në fjalë.
Por çfarë duhet të ketë apo duhet të jetë një mashkull që të fitojë zemrën dhe gjithçka nga Enca?
Mesa duket përgjigjen e ka dhënë vetë këngëtarja dhe kjo falë një foto të postuar në Instagram, ku është një thënie që këngëtarja e ka huazuar nga reperja Nicki Minaj dhe është “fiksuar pas saj”.
“Duhet të jetë një Mbret ai mashkull që do të ketë trupin tim sepse unë jam një Mbretëreshë”, thuhet në shkrimin në të cilin Enca i ka bërë tag Nicki Minaj.
Epo djema futjuni punës! Të bëhet Mbret dhe të kesh Encën në krah me siguri do t’ju kërkojë shumë kohë dhe mund..