Ju kujtohet Paola? 2 muaj pas mbarimit të Piter Panit vogëlushja merr lajmin e madh – AlpeGossip
Ju kujtohet Paola? 2 muaj pas mbarimit të Piter Panit vogëlushja merr lajmin e madh

Ju kujtohet Paola? 2 muaj pas mbarimit të Piter Panit vogëlushja merr lajmin e madh

Kanë kaluar dy muaj nga mbarimi i “Në kurthin e Piter Panit”, emisioni që mblodhi para ekranit mijëra të vegjël e të rritur për të parë vogëlushët duke intervistuar personazhet e famshëm shqiptarë. Një prej gazetarëve të vegjël ishte edhe Paola e cila rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve me pamjen e saj ëngjëllore.

Dy muaj pas mbarimit të Piter Pan, Paola tanimë po merr famë edhe jashtë Shqipërisë. Vogëlushja do përfaqësojë vendin tonë në konkursin për Miss që mbahet në Rumani.

Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e Paolës me një postim në Instagram ku njofton se së shpejti vogëlushja do përfaqësojë Shqipërinë në “It Girls-Mini Miss of the World”.