VIDEO BËHET VIRALE/ Tiktokeri i famshëm interviston këngëtarët e njohur shqiptarë pa e ditur identitetin e tyre – AlpeGossip
VIDEO BËHET VIRALE/ Tiktokeri i famshëm interviston këngëtarët e njohur shqiptarë pa e ditur identitetin e tyre

VIDEO BËHET VIRALE/ Tiktokeri i famshëm interviston këngëtarët e njohur shqiptarë pa e ditur identitetin e tyre

TikTok-u padyshim është kthyer në një sensacion, duke numëruar me qindra përdorues.

Muhammet Berdiyev është një nga ato, i cili numëron mbi 62 mijë ndjekës në këtë rrjet social. Kontenti i tij në TikTok përbëhet nga intervista të shkurtra që realizon me persona të rastësishëm, të cilët i pyet në lidhje me nacionalitetin e tyre.

Pasi, blogeri i njohur merr këtë përgjigje nga personat që ndalon, i pyet sërisht mbi një “shprehje” shumë të përdorur në vendin e tyre.

Së fundmi, pa e ditur identitetin e tyre Muhammet ka ndaluar rastësisht këngëtarët kosovar, 2Ton dhe Enis Bytyqin. Artistët nuk kanë hezituar të flasin për mikrofonin e tiktokerit, ku janë shprehur se janë nga Kosova. Menjëherë pas kësaj, Muhammet i ka pyetur për një citim në vendin e tyre.

“Jeta nuk është gjithmonë bardhë e zi, është ndonjëherë edhe ngjyrë hiri,”-është shprehur Enisi.

Ndërsa 2Ton i bië më shkurt: “Ka je, ka je”.

Kjo video ka marrë mbi 5 mijë pëlqime në TikTok, ku të shumtë kanë qenë edhe komentuesit të cilët kanë treguar se në fakt ato janë dy këngëtarë të njohur në Shqipëri.

“Vëlla, ti po interviston dy këngëtarë shumë të njohur në Kosovë, 2Ton dhe Enis Bytyqin,”-shkruan një ndjekës.

“Ato janë këngëtarë të famshëm,”-shkruan një tjetër.

VIDEO