EKSKLUZIVE/ Anxhelina Kotorri, BLOGERJA që ju tregon se si mund të jeni STIL me pak kosto: Adhuroj… (FOTO) – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Anxhelina Kotorri, BLOGERJA që ju tregon se si mund të jeni STIL me pak kosto: Adhuroj… (FOTO)

EKSKLUZIVE/ Anxhelina Kotorri, BLOGERJA që ju tregon se si mund të jeni STIL me pak kosto: Adhuroj… (FOTO)

Anxhelina Kotorri është një nga blogeret shqiptare më të reja por padyshim më të pëlqyera nga vajzat që duan dhe ndjekin modën. Blogu i saj ndiqet nga një numër i madh përdoruesesh të cilat e preferojnë shumë atë.

Çdo ditë ajo ndan me ndjekësit momente të ndryshme të jetës ku në fokus është look-u i saj: Nga koka e deri tek këmbët dhe detajet më të vogla.

Me stilin tepër të veçantë e që dallon nga të tjerat, Anxhelina nuk nguron asnjëherë që të këshillojë ndjekëset mbi veshjet dhe aksesorët që duhet të përdorin në varësi të eventit apo vendit ku shkojnë. Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, ajo u bën thirrje të gjitha vajzave që e adhurojnë modën e që duan të kenë një blog, të ecin vetë përpara e të jenë sa më origjinale .

Intervista e plotë:

1- Anxhelina, cili është burimi i inspirimit tënd, kur vjen puna për të qenë e “update-uar” me modën?

Cdo gjë në fakt. Koha , ngjyrat , mënyra si ndjehem. Kam fatin e mirë që më tepër i stiloj/qep veshjet me ndihmën e një specialisteje dhe aty “shpalos” idet e mia te miksuara me trendet e fundit.

2- Në momentin që po flasim , a ka ndonjë trend të fundit të cilin ti e dashuron/ urren?

Dashuroj “Kostumet Suit” oversized. Tek xhaketat dhe pantallonat jam xs por më beso , i dua XXL. Sikur sapo ja kam mar babit nga garderoba.

Urrej fustanet slim mbas trupi. Not my type.

3- Cila është ngjyra jote e preferuar?

Të gjithaaaaa !!

4- A ka ndonjë aksesor apo outfit pa të cilin nuk mund të jetosh?

Syzet dhe çantat (Duket qartë në çdo veshje s’mungojnë)

5- Firmato apo të qepura vetë?

Të qepura vetë , ku ka më mirë! Pak kosto dhe të bëhen aq shumë sa s’ke më vend ku ti mbash.

6- Cila është gjëja më e mirë e të qenurit fashion blogger?

Njeh personazhe të rinj çdo dite , ke adrenalinë kur poston dhe e di që ke njerëz që të pëlqejnë komentojnë veshjet por dhe e kundërta ! Më pëlqen kur komentojnë negativisht , dmth dmth MË NDJEKIN!

7- Kush të fotografon për të promovuar outfitet e tua? 

Mami , motra dhe shoku im (ja ka marrë shumë dorën fotografisë , FINALLY!)

8- Atlete apo taka?

Atlete.

9- Top 5 blogere të huaja që duhen ndjekur në Instagram?

Angelinas.lbook 😂 Hahah shaka!

Unë nuk ndjek të huaja thjesht i shoh ,marr inspirim ama ti ndjek më fillon koka përse nuk jam dhe unë jashtë shtetit dhe të bej “shooting” po si ato. Ndaj të sugjeroj është e kot përderisa si ndjek vet.

10- Praktikisht jemi në sezonin e vjeshtës, cilat outfite janë sipas teje një “must have” këtë stinë?

Xhaketat dhe pantallonat , suit siç përmenda me sipër ! Fustanet e gjata me çizme shkurtra jane super nice & ALL DENIM.

11- Cila do të ishtë këshilla jote për çdo vajzë që dëshiron të krijojë një blog mode?

Ta adhuroj modën , të ketë pasion  , mos kopjoj (Inspirohu) -> Dhe ecen vet përpara. Gjëja e veçant dhe e bukur nuk kalon pa rënë në sy.

12- Si e sheh veten profesionalisht pas 5 vitesh?

Se di. Ndoshta me një atelier timen . E dua dhe  do e kem (Mendoj gjithmonë).

13- Në instagram ke një numër goxha të madh ndjekësish, a i menaxhon dot të gjithë (duke pasur parasysh se pyetjet prej tyre janë të shumta)?

Menaxhohen me shumë dashuri.

14-Tre gjëra që duhet të dimë për Anxhelinën?

Anxhelina do jetën , do kafshët dhe do modën!

15- Dhe së fundi, nëse do të mund të merrni me vete vetëm një artikull të modës apo aksesor para se të shkoni në një ishull të shkretë çfarë do të jetë?

Kapele , patjetër.

Përgatiti: AlpeNews.al