E TRISHTË/ Nëna me sëmundjen e pashërueshme i lë kartolina vajzës 5-vjeçare për 40 vite rresht (FOTO) - AlpeGossip
E TRISHTË/ Nëna me sëmundjen e pashërueshme i lë kartolina vajzës 5-vjeçare për 40 vite rresht (FOTO)

E TRISHTË/ Nëna me sëmundjen e pashërueshme i lë kartolina vajzës 5-vjeçare për 40 vite rresht (FOTO)

Krishtlindjet janë festat e shumëpritura për çdo familje. Por për Lene Pearce ishin aq emocionuese sa edhe të dhimbshme.

Ajo mund të ketë festuar Krishtlindjet e fundit me vajzën e saj 5-vjeçare Lexi-Ann.

Pearce është diagnostikuar me sëmundje të pashërueshme dhe në mendje i ka ardhur një ide e mirë që vogëlushja e saj ta kujtojë për çdo Krishtlindje.

Nëna i ka lënë vajzës së vetme kartolina për 40 vite rresht.

41-vjeçarja vuan nga sëmundja neurone motorike (MND), një gjendje e rrallë dhe e pashërueshme që ndikon në tru dhe nerva si edhe ngadalëson aftësinë e saj për të lëvizur e për të folur. Mjekët i thanë shtatorin e kaluar se i kishte mbetur rreth 1 vit jetë.

Megjithatë dashuria mëmësore e ka mbajtur deri tani gjallë.

“Nuk do të isha këtu nëse nuk do ishte për Lexi,”-tha ajo. “Më jep një arsye për të jetuar.”

Por ajo e di se nuk do jetojë gjatë ndaj për vitet që Lexi do jetë pa të ka shkruar kartolina, të cilat vajza e saj do i marrë deri në vitin 2053.