I FSHEHU NGA MJEKËT DIAGNOZAT EE DIABETIT/ Nëna akuzohet për vrasjen e vajzës – AlpeGossip
I FSHEHU NGA MJEKËT DIAGNOZAT EE DIABETIT/ Nëna akuzohet për vrasjen e vajzës

I FSHEHU NGA MJEKËT DIAGNOZAT EE DIABETIT/ Nëna akuzohet për vrasjen e vajzës

Një nënë është akuzuar për vdekjen e vajzës së saj adoleshente, pasi prokurorët thanë se i fshehu mjekëve diagnozat e diabetit të 14-vjeçares.

Amber L. Hampshire u akuzua për vrasje të pavullnetshme dhe rrezikimin e jetës dhe shëndetit të një fëmijë në një gjykatë në Madison County të enjten.

Vajza e saj, Emily Ikue-Rose Hampshire, vdiq më 3 nëntor nga ketoacidoza diabetike në Spitalin Cardinal Glennon.

Akuzat pohojnë se Amber vrau pa dashje vrau 14-vjeçaren, duke kryer akte që mund të shkaktojnë vdekjen ose dëmtime të mëdha trupore.

“Ka dëshmi të konsiderueshme që tregojnë se ajo fshehu qëllimisht sëmundjen,”-tha avokati i shtetit të Madison, Tom Gibbons. “Sëmundja ishte krejtësisht e shërueshme.”

Ai shprehet se në shtëpinë e tyre u gjetën ilaçe të trajtimit të diabetit të paprekura, disa ditë pas vdekjes së Emily.

Sipas të dhënave mjeksore, Amber i shpjegoi stafit të spitalit Cardinal Glennon se E.H. (Emily) se Emily u shtrua në Spitalin e Fëmijëve të St Louis-it vitin e kaluar me pneumoni. Por kur iu kërkua autorizimi i lëshimit të të dhënave mjekësore nga Spitali i Fëmijëve të St Louis-it tek Cardinal Glennon lidhur me atë trajtim mjeksor që kishte marrë më parë, Amber refuzoi ta jepte.

Emily vdiq dy ditë më vonë në spitalin Cardinal Glennon në St Louis.