DEDIKIMI EMOCIONUES/ Adelina Ismaili iu kushton motrave fjalët më të ndjera – AlpeGossip
DEDIKIMI EMOCIONUES/ Adelina Ismaili iu kushton motrave fjalët më të ndjera

DEDIKIMI EMOCIONUES/ Adelina Ismaili iu kushton motrave fjalët më të ndjera

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili po tregohet shumë aktive në rrjete sociale së fundmi duke i mbajtur ndjekësit të informuar për më të rejat nga jeta e saj. Këtë të premte, këngëtarja ka vendosur që me anë të një postimi të bërë në Instagram, t’ua shprehë dashurinë dy motrave të saj publikisht, Emës dhe Zanfinës.

Adelina ka postuar një foto të saj në Instastory, ku shihet e veshur me një fustan të zi por këtë herë vëmendje nuk ka tërhequr pamja e saj, ama ajo që ka shkruar. “Të kesh motra është fat. Të kesh motra si ju është bekim. Ju dua deri në hënë dhe në kthim, Ema Ismaili, Zanfina Ismaili”, ka shkruar këngëtarja.

Të pasurit motra është padyshim një bekim dhe këtë Adelina e di më së miri. Ajo gjithmonë e ka pasur mbështetjen e Emës dhe Zanfinës, me të cilat ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë. Vajzat shihen shpesh të shoqëruara dhe shumë momente nga jeta e tyre i ndajnë së bashku.