U BËN PRINDËR NË MOSHË FARE TË RE/ Njihuni me personazhet e showbiz-it që “thyen” tabutë (FOTO) – AlpeGossip
U BËN PRINDËR NË MOSHË FARE TË RE/ Njihuni me personazhet e showbiz-it që “thyen” tabutë (FOTO)

U BËN PRINDËR NË MOSHË FARE TË RE/ Njihuni me personazhet e showbiz-it që “thyen” tabutë (FOTO)

Të bëhesh prind është një përgjegjësi e madhe për të cilën njerëzit mendohen gjatë para se të sigurohen, që zakonisht synojnë të presin derisa të stabilizohen, të jenë në moshën e duhur e të kenë një karrierë.

Mirë po shumë njerëz nuk e kanë patur rrjedhën e jetës kaq të mirë planifikuar. Në fakt po flasim për ata personazhe shqiptarë të famshëm që janë bërë prindër në një moshë të re.

Ndonëse në fillimet e karrierës e akoma në moshë për të shijuar jetën, ata kanë zgjedhur ti kushtojnë jetën fëmijëve të tyre por sigurisht pa lenë pas as punën.

Më poshtë ne do t’ju tregojmë disa nga VIP-at tanë të cilët kanë marrë rolin e prindit në një moshë të re. /AlpeGossip.al

Albërie Hadërgjonaj

Albërie u bë nënë për herë të parë kur ishte 16 vjeç dhe në moshën 18-19 vjeçare ajo kishte dy fëmijë.

Eli Fara

Këngëtarja është martuar në një moshë fare të re, ndërsa kur ishte vetëm 18 vjeç ajo u bë nënë për herë të parë.

Ermal Mamaqi

Ermal Fejzullahu që tani sapo u bë baba për herë të katërt, e ka marrë për herë të parë këtë rol kur ishte vetëm 20 vjeç. Ai u bë baba i një djali të quajtur Art.

Adrola Dushi

Adrola, modelja bukuroshe u bë nënë e një djali të quajtur Troi kur ishte vetëm 20 vjeç.

Monika Lubonja

Për aktoren e njohur lajmi i shtatzënisë erdhi në një kohë kur nuk e priste aspak, pasi ishte ende një studente në pritje për të mbrojtur diplomën.

Sara Hoxha

Sara Hoxha e cila tani është në pritje të bebit të dytë, mori për herë të parë lajmin se do të bëhej nënë kur ishte vetëm 19 vjeç, dhe e priti djalin e saj London akoma pa mbushur të 20-tat.