Era Istrefi tani është duke shijuar suksesin e saj ndërkombëtar, njëjtë edhe Dua Lipa!
Ishin “Bon Bon” dhe “New Rules”, këngët që bënë të mundur që vajzat shqiptare të njiheshin në mbarë botën. Por tashmë Era-s iu dhe edhe një mundësi shumë e madhe, u bë zëri zyrtar i himnit të Botërorit 2018, krah Will Smith, Nicky Jam dhe Diplo.
Nëse keni bërë një ‘xhiro’ nga Instagram-i i @strefie do shihni sa e sa herë e ngacmon Dj i famshëm, Diplo. Por nëse nuk e dini ai ka miqësi edhe me Dua Lipa-n. Kjo e fundit ka postuar edhe disa foto në ‘insta story’ ku shihen bashkë.
Së fundmi ashtu si Dua edhe Era tregoi sa krenare u ndje me fitoren e Zvicrës kundër Serbisë, duke postuar foton e dy çunave, Shaqirit e Xhakës. Por më pas postoi edhe një video me momente nga klipi ku si mbishkrim ka “One love, one nation”, ndërkohë Diplo i shkruan “One Love”. Hmm ç’po ndodh vallë mes dyshes?