Tani është e provuar shkencërisht: Gratë duan më shumë burrat e të tjerave, ja pse… – AlpeGossip
Tani është e provuar shkencërisht: Gratë duan më shumë burrat e të tjerave, ja pse…

Tani është e provuar shkencërisht: Gratë duan më shumë burrat e të tjerave, ja pse…

Grave u duken më tërheqës burrat, në momentin që dëshirohen nga gratë e tjera. Studimi i publikuar në Scientific Reports zbulon se një burrë perceptohet si më tërheqës në momentin që e dëshirojnë apo kanë gra të tjera, kjo sepse mendohet si më i mirë, besnik dhe një baba më i mirë.

 

Një person preferohet si partner i ardhshëm, mbi të gjitha nëse ka eksperiencë në fushën e marrëdhënieve.

 

Në këtë studim, 49 grave iu treguan imazhe të fytyrave të disa burrave të ndryshëm, duarsh dhe veprave arti. Secila prej tyre u pyet rreth vlerësimit që jepte për secilën foto dhe pastaj iu tregua vlerësimi mesatar i pjesës tjetër të grupit. Pasi iu kërkua një vlerësim i dytë, çuditërisht shifrat ndryshuan me 13% në varësi të opinionit të pjesëmarrëseve të tjera në studim.

“Gratë kopjojnë preferencat e grave të tjera, por kjo mund të jetë thjesht sepse njerëzit kanë tendencën të influencohen nga opinioni i të tjerëve,” tregon drejtuesja e studimit Dr Kate Cross.

Një dukuri e parë edhe tek zogjtë apo peshqit femra, ideja që fshihet pas ‘kopjimit të partnerit’ apo ‘Efekti i unazës së martesës’ është se duke qenë në një lidhje, apo i dëshiruar nga gratë e tjera, një burrë ka vërtetuar se ka karakteristika të dëshirueshme. Kaq!

Burimi: The Independent