Çifti i balerinëve shqiptarë prek suksesin ndërkombëtar/ Pjesë e “Dance With Me” në Amerikë – AlpeGossip
Çifti i balerinëve shqiptarë prek suksesin ndërkombëtar/ Pjesë e “Dance With Me” në Amerikë

Çifti i balerinëve shqiptarë prek suksesin ndërkombëtar/ Pjesë e “Dance With Me” në Amerikë

Adel Lami dhe Krisi Dalipi, janë dy balerinët e talentuar shqiptarë të spektaklit “Dancing With The Stars Albania”, të cilët braktisën vendin për të ndjekur ëndrrën amerikane. Dhe duket se po ja dalin me sukses!

Ata janë bërë pjesë e “Dance With Me US” dhe nga komentet në rrjetet sociale, duke se kanë rrëmbyer zemrën e të gjithë të pranishmëve.

Në profilin zyrtar të “Dance With Me US” në “Instagram”, janë publikuar disa foto, nga sfidat e kërcimit të dy balerinëve shqiptarë.

Edhe këngëtarja shqiptare Aurela Gace ka duartrokitur suksesin e dy të rinjve.

“Bravo! Puna e madhe shpërblehet. Ja ku i keni dy talentet tona në Amerikë” –shkruan këngëtarja shqiptare.

Ndryshe nga spektakli “Dance With Me Albania”, ku balerinët kërcejnë me të famshëm shqiptarë, në Amerikë është trajtuar në formën e një studio kërcimi, ku të gjithë çiftet e balerinëve kërcejnë në të njëjtën kohë.