NGA KONTROLLI E DERI TEK ËNDRRAT/ 3 gjërat që duhet të dini para se të lidheni me një partner të shenjës së Peshqve – AlpeGossip
NGA KONTROLLI E DERI TEK ËNDRRAT/ 3 gjërat që duhet të dini para se të lidheni me një partner të shenjës së Peshqve

NGA KONTROLLI E DERI TEK ËNDRRAT/ 3 gjërat që duhet të dini para se të lidheni me një partner të shenjës së Peshqve

Harrojeni kontrollin-Për të manipuluar një djalë Peshk është shumë e thjeshtë. Sidomos nëse keni personalitet dinamik, me anë të të cilit mund ta bëni për vete. Megjithatë, sado patetikë dhe bashkëpunues që të duket, ata e kuptojnë menjëherë dhe nuk u pëlqen kur të tjerët duan t’i drejtojnë dhe t’i kontrollojnë. Ndaj, harrojeni të mbizotëroni vazhdimisht mbi dëshirën e tij. Tregojini respektin e merituar.

Ëndrra të mëdha-E ka në DNA ëndrrën. Nëse mendoni se jeta praktike është më e vyer, ta dini se dëmtoni ëndrrat e partnerit tuaj, njëkohësisht edhe lidhjen tuaj. E vetmja gjë që duhet të bëni, nëse vërtet e doni, është ta ndihmoni që t’i bëjë ëndrrat realitet. Mbi të gjitha, duhet të jeni pozitive, mbështetëse dhe optmiste, sepse ata vdesin të kenë në krah një femër që i mbështet në çdo çast.

Inkurajoni pavarësinë e tij-Duhet të kuptoni sa më shpejt se është në dorën tuaj të ndihmoni këta meshkuj të qëndrojnë në këmbët e tyre, sepse shpeshherë kanë tendencë të vrapojnë larg realitetit dhe problemeve. Meshkujt me këtë shenjë duhet të dinë që jeni atje për ta, për t’u dhënë kujdesin dhe sigurinë që duan. Inkurajojini të zbulojnë hobe të reja, të dalin me miq (jo mikesha), të zgjerojnë horizontin, të kenë eksperienca të reja. Vetëm kështu lidhja juaj do të ketë vazhdim.