EMOCIONUESE/ MC Kresha niset për udhëtim dhe na tregoi me këto PAMJE momentin kur vajza nuk ndahet nga ai – AlpeGossip
EMOCIONUESE/ MC Kresha niset për udhëtim dhe na tregoi me këto PAMJE momentin kur vajza nuk ndahet nga ai

EMOCIONUESE/ MC Kresha niset për udhëtim dhe na tregoi me këto PAMJE momentin kur vajza nuk ndahet nga ai

Rreth një vit MC Kresha ka qëndruar në Kanada së bashku me partneren, Erzinës dhe vajzën e tyre.

Mesa duket  reperi është duke u kthyer në Kosovë me qëllim që të vizitojë familjarët e tij pasi i ati i Erzinës ka publikuar në Instagram një video ku reperi shihet me valixhe ku dhe përshëndetet më të bijën. Ky largim duket se ishte shumë i vështirë për artistin shqiptar pasi shihet se ai largohet dhe kthehet sërish për të përqafuar të voglën e tij.

   

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2019, MC Kresha i dha fund beqarisë me partneren e tij Erzina, në një ceremoni private me miq e të afërm në Prishtinë!

Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë bërë prindër të një vajze në qershor të vitit 2020.

Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i Erzinës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta yte qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin.”- ishin fjalët e vjehrrit të këngëtarit duke konfirmuar edhe njëherë emrin e vajzës Iza, siç ishte përfolur edhe më parë.

Ky emër, ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.