KATE DHE MEGHAN NUK JANË SHOQE/ Ja sekreti që fshihej në daljen e tyre publike (FOTO) – AlpeGossip
KATE DHE MEGHAN NUK JANË SHOQE/ Ja sekreti që fshihej në daljen e tyre publike (FOTO)

KATE DHE MEGHAN NUK JANË SHOQE/ Ja sekreti që fshihej në daljen e tyre publike (FOTO)

Meghan Markle dhe Kate Middleton u shfaqën të buzëqeshura duke ecur në krah të njëra tjetrës ditën e djeshme. Dhe kështu, u hodhën poshtë të gjitha thashethemet se mes tyre ka mosmarrëveshje! Mirëpo, mesa duket na paskan gënjyer! Eksperti i gjuhës së trupit Judi James rrëfeu se çfarë fshihej mes dy kunatave. Sipas tij, ata shfaqën dukshëm miqësinë e shtirur që shpeshherë përdoret nga politikanët.

“Na kujton gjuhën e trupit të politikanëve. E njëjta gjë ndodh edhe me krerët e shteteve kur duan të tregojnë një shenjë solidariteti me personat që janë pranë. Kate ka ngritur dorën e majtë në të njëjtën kohë me Meghan dhe kjo tregon se po përpiqen të duken sikur po realizojnë një bisedë. Duket shumë teatër dhe ato po përpiqen shumë” – tha James.

Ndërkohë që fytyra e Kate shprehte vetëm tension.

“Zakonisht, Kate ka një buzëqeshje klasike perfekte. Këtu ajo nuk e kupton se çfarë po ndodh. Duket sikur po mundohen të bëjnë një shaka për të treguar se janë mikesha.” – u shpreh ai.

Kjo ishte parakalimi i parë i Kate dhe Meghan pas zërave se mes tyre ka shumë mosmarrëveshje dhe madje Dukesha e Cambridge ka përfunduar në lot!