ZGJATI VETËM 1 MUAJ/ Faton Shoshi konfirmon ndarjen nga modelja seksi shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
ZGJATI VETËM 1 MUAJ/ Faton Shoshi konfirmon ndarjen nga modelja seksi shqiptare (FOTO)

ZGJATI VETËM 1 MUAJ/ Faton Shoshi konfirmon ndarjen nga modelja seksi shqiptare (FOTO)

Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, producenti dhe menaxheri i njohur i VIP-ave nga Kosova, Faton Shoshi, bëri publike lidhjen e tij me modelen 21-vjeçare, Gresa Hoti.

Mesa duket se kjo lidhje ka zgjatur vetëm një muaj, duke qenë se menaxheri i famshëm i VIP-ave, Shoshi ka konfirmuar ndarjen për revistën “Story”. Shumë lexues e ndeshën për herë të parë emrin e Gresa Hotit, por brunia ka vite që është bërë pjesë e botës së modës në vende të ndryshme të Europës.

Ajo njihet si vajza pa tabu në pozat e saj, dhe këtë e ka vërtetuar me postimet e fundit në Instagram ku ngre temperaturat me fotot topless.

E pyetur nga fansat në Instagram se çfarë mendon ajo për Shoshin, Gresa është përgjigjur pas ndarjes: “Lum nëna që e ka!”. Duket se ndarja e tyre ka qenë me mirëkuptim dhe secili vazhdon tashmë jetën e tij.