E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, Eneda ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj dhe ka kujtuar edhe njëherë kohërat e vjetra që ka kaluar në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Teksa moderatorja po i bënte pyetësorin “Tarifa e vetëpëlqimit” ku Eneda duhet të pohonte ose mohonte fjalinë që parashtronte Rudina.
“I thua ndonjëherë vetës: Si e kam prezantuar unë “Portokallinë”, nuk e prezanton askush?”- i tha Dembacaj.
“Këtë e them me bindje të plotë,”- tha Tarifa dhe salla shpërtheu në duartrokitje. Ishte ky një kunj për Xhemi Shehun, moderatoren tjetër të spektaklit?!