“TË DUA SHUMË…”/ Rina sapo na trgoi me këto FOTO dhuratën e veçantë që ka marrë nga një person anonim – AlpeGossip
“TË DUA SHUMË…”/ Rina sapo na trgoi me këto FOTO dhuratën e veçantë që ka marrë nga një person anonim

“TË DUA SHUMË…”/ Rina sapo na trgoi me këto FOTO dhuratën e veçantë që ka marrë nga një person anonim

Të jesh personazh publik ka të mirat dhe të këqijat e saj, por këngëtarja Rina Balaj duket se po shijon vetëm gjërat e bukura.

Ajo po llastohet në maksimum nga fansat, të cilët i falin mbështetje e dashuri në mënyra të ndryshme.

Një ndjekëse besnike e Rinës i ka bërë sot këngëtares një ndër surprizat më të bukura. Ajo i ka dërguar Rinës një kuti me karamele dhe një letër të gjatë të shkruar me dorë, detaj të cilin këngëtarja e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë.

Fansja e ka mbështetur për tre vite rresht, ndaj Rina është emocionuar shumë nga kjo letër. Sigurisht, dhuratat që ajo merr janë të shumta por padyshim, kjo ishte më e veçanta.

Në katër vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me to momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, artistja ka hapur arkivat dhe na ka prezantuar me një mini-Rina dhe me familjen e saj. Ajo ka publikuar disa foto ku këngëtarja shihet me njerëzit e saj më të afërt  në hapat e parë të jetës.

Rina ka shfaqur në foto gjyshin e saj, krahës së cilës ka shkruar:

“Unë dhe gjyshi im. Më mungon shumë baci”.

Ajo gjithashtu ka publikuar imazhin e nënës së saj para 31 vitesh dhe siç duket Rina e paska marrë gjithë bukurinë nga e ëma.

Kujtojmë se më herët artistja kishte premtuar se do të sillte trende të reja në muzikën shqiptare dhe në fakt e mbajti fjalën. Si askush tjetër më parë, reperja shqiptare i këndoi një dashurie të pamundur mes një vajze lezbike dhe një tjetër heteroseksuale. Rosita, që mban edhe titullin e këngës, konsiderohet si shoqja e Rinës, që bie në dashuri me reperen, por kjo e fundit nuk mundet t’ja kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë.