E DINIT? Si mund ti zhdukni puçrrat tek të pasmet – AlpeGossip
E DINIT? Si mund ti zhdukni puçrrat tek të pasmet

E DINIT? Si mund ti zhdukni puçrrat tek të pasmet

Puçrrat tek zona e të pasmeve mund të jenë pak të sikletshme, por për aq kohë sa janë të pranishme tek një pjesë e mirë e njerëzve, pse të hiqemi sikur nuk ekzistojnë?

Si fillim: Nga se shkaktohen?

– gjenetika;
– luhatjet e zakonshme hormonale;
– gjendje e vazhdueshme stresuese;
– stili i jetesës.

Kini parasysh se:

– qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton puçrra;
– mosndërrimi i mbathjeve çdo ditë ndikon gjithashtu;
– përdorimi i materialeve sintetike të mbathjeve do të përkeqësojë situatën.

Si mund t’i trajtoni?

– mbani një dietë të shëndetshme ushqimore;
– përdorni mbathje me material pambuk dhe nëse ju shtrëngojnë, vishni një palë më të lirshme;
– bëni scrub (këshillohet një produkt me përmbajtje acidi salicilik, i cili parandalon dhe trajton poret e bllokuara, ose peroksid benzoili, vetëm sigurohuni që të mos jeni alergjikë).