VËMENDJE VAJZA/ Ja 5 gjëra të habitshme që e shkatërrojnë lëkurën tuaj – AlpeGossip
VËMENDJE VAJZA/ Ja 5 gjëra të habitshme që e shkatërrojnë lëkurën tuaj

VËMENDJE VAJZA/ Ja 5 gjëra të habitshme që e shkatërrojnë lëkurën tuaj

Nga dietat specifike tek zakonet e gjumit, shumë gjëra mund të ndikojnë në shëndetin dhe pamjen e lëkurës suaj në mënyrë pozitive dhe negative. Këtu janë disa gjëra të habitshme që mund të ndikojnë në lëkurën tuaj, sipas dermatologëve të certifikuar, ndaj ju duhet të tregoni kujdes maksimal ndaj tyre.

1

Djersa mund të tërheqë bakteret ose të bllokojë poret tuaja
“Kur djersa rri në trup për një kohë të gjatë, ajo mund të tërheqë baktere dhe të bllokojë poret, kështu që nëse nuk shpëlaheni pas aktivitetit fizik kjo do t’ju bëjë më të prirur ndaj çrregullimeve dhe akneve”, thotë Dr. Marisa Garshick, një dermatologe në Neë York. Pra, nëse merrni pjesë në ndonjë aktivitet që ju shkakton djersë, menjëherë në përfundim të tij bëni dush.

2

Mbajta e telefonit në faqe mund të shkaktojë pore të bllokuara 
“Ne jemi të parët që lajmë fytyrat tona, por të fundit për t’u kujdesur për pastërtinë e telefonave tanë, të cilët shpesh vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me fytyrën tonë, por gjithashtu shumë gjëra të tjera duke përfshirë duart, xhepat, tavolinat dhe çantat tona”, tha Garshick për INSIDER. Si rezultat, telefonat mbledhin papastërti dhe mikroba të tjera të cilat, kur kthehen përsëri në fytyrë, mund të rezultojnë me poret e bllokuara. Garshick tha se mënyra më e mirë për të shmangur këtë efekt është minimizimi i përdorimit të zgjatur të telefonit tuaj në të njëjtin vend. Për shembull, mund të përdorni kufje për të shmangur mbajtjen e telefonit tuaj në fytyrën tuaj. Gjithashtu duhet ta pastroni dhe dezinfekoni rregullisht atë.

3

Nxehtësia mund të kontribuojë në hiperpigmentimin
Nëse rrini gjatë në diell, nxehtësia çon në hiperpigmentim, çka më pas si rezultat sjell pikat e errëta dhe njollat në fytyrë. Ju mund të ndikoheni nga nxehtësia që hasni në verë gjatë pushimeve në plazh ose edhe nga nxehtësia që ndjeni gjatë gatimit të ushqimit në kuzhinë. Kur është e mundur, shmangni kalimin e periudhave të zgjatura të kohës në të nxehtë dhe nëse jeni jashtë, gjithmonë aplikoni në mënyrë adekuate dhe rregullisht krem me faktorë mbrojtës SPF 30 ose më e lartë.

4

Stresi mund të ndikojë lëkurën tuaj në disa mënyra të ndryshme
“Ndjeheni të stresuar? Kjo mund të ndikojë në lëkurën tuaj në mënyra të ndryshme”, tha Dr. Susan Bard, një dermatologe me bazë në Neë York. Ajo tha se nivelet e stresit mund të shkaktojnë luhatje të konsiderueshme të hormoneve, të cilat “mund të rrisin prodhimin e yndyrës çka çon në shfaqjen e akneve në fytyrë. Megjithëse nuk ka gjithmonë një mënyrë të thjeshtë për të reduktuar në mënyrë drastike nivelet e stresit, këshillimi me një profesionist të shëndetit mendor mund të ndihmojë.

5

Balsami i flokëve mund të jetë shkaku i akneve tuaja në shpinë
Kondicioneri mund të jetë fantastik për flokët tuaj, por jo domosdoshmërisht për lëkurën tuaj.”Një nga fajtorët e fshehur për aknet e tmerrshme tek gratë sidomos në zonën e shpinës mund të ketë lidhje me mos shpëlarjen si duhet të kondicionerit nga flokët. “Nëse vëreni aknet në pjesën e sipërme të shpatullave, mendoni të bëni në përpjekje shtesë për ta larë balsamin nga flokët dhe gjithashtu të kontrolloni produkte të tjera flokësh më efikase.